RajoniTop Lajme

Kurti publikon pamje: Terroristët e Banjskës u trajnuan në njërën prej bazave kryesore të Ushtrisë Serbe (Video)

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka riprezantuar pamje të autoriteteve kosovare, të cilat dëshmojnë stërvitjet e terroristëve serbë, që vranë dhe kryen sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë.

Ai thotë se këta terroristë ishin trajnuar katër ditë para sulmeve, në njërën prej bazave kryesore të Ushtrisë Serbe, Pasuljanske Livade.

Teksa të tjerat stërvitje, Kurti thekson se u zhvilluan në bazën e Kopaonikut.

I gjithë ky sulm i terroristëve serbë, kryeministri i Republikës së Kosovës, thotë se u bë nën mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq.

”Në foto: Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, ~4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”.

Publikimet nga Policia e Kosoves: