Macron në Tiranë: Franca nuk ka pezulluar vizat për Kosovën!
Pas keqkuptimit gjatë deklarimit të Presidentit të Francës, Emmanuele Macron, me ç’rast për shkak të dykuptimit apo keqkuptimit të përkthimit në gjuhën shqipe. Megjithatë, kuptohet se nuk bëhet fjalë për pezullimin e vizave nga ana Francës për qytetarët kosovarë. Sqarimi është marrë nga burime të ndryshme.
Këtë herë disa media në Shqipëri dhe Kosovë ranë pre e keqkuptimit!
Çfarë tha Macron për vizat?
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Tiranë më 17 tetor se Franca bëri një “gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovë”.
“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Kosova e ka futur veten në kurth me çështjen e pazgjidhur me Serbinë, e sipas tij, plani franko-gjerman është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës.
“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë. Do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë më në fund të fituar për të lëvizur lirisht në Bashkimin Europian. Dhe ndërkohë, të dyja palët kanë në tavolinë një plan, që është plani franko-gjerman, që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhi Kosovës, më e mira e mundshme”, tha ai, duke shtuar se në të ardhmen mund të mos ketë oferta më të mira në tavolinë./21Media