RajoniTop Lajme

Me një fjalim brilant për Kadarenë, Macron dekoron shkrimtarin e madh me titullin “Oficer i Lartë në Legjionin e Nderit”

Shpërndaje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i dorëzon shkrimtarit Ismail Kadare Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”

Presidenti francez Emmanuel Macron ka nderuar me gradën e “Oficerit të Lartë” të Legjionit të Nderit shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.

Ndonëse nuk arriti të ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm në samitin e Procesit të Berlinit, për shkak të problemeve të sigurisë në Francë, Macron ka nxituar të arrijë mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave, ku është zhvilluar ceremonia e veçantë përa nderimin e Kadaresë.

Përpara se t’i dorëzonte çmimin, Macron ka mbajtur një fjalim të gjatë, emocionues, që ka treguar se jo vetëm njeh detaje tepër specifike nga jeta e Kadaresë, por edhe ka lexuar veprat e tij të përkthyera fillimisht në frëngjisht e më pas në dhjetra gjuhë të tjera të botës.

Pjesë nga fjala e Macron për Kadarenë:

Rruga e brishtë përfundoi me botimin e romanit “Pallati i Ëndrrave”, metafora ishte tepër e qartë. Nuk do të keni më të drejtën të botoni në Shqipëri, në atë moment u kthyet kah vendit që i pari përkthehu librat tuaj. Kur ishit 16-vjeç i këndonit me vargje një qyteti që nuk e kishit vizituar. Në fund të valixhes, ju nuk sillnit shishe vere, por libra, libra, libra, që ia dhuronit bashkëatdhetarëve shqiptarë si shishe me liri. Arratisja juaj ishte një goditje e fortë për murin e diktaturës. Ikja juaj solli protestat e para të studentëve. Në një lëvizje luhatëse mes kombeve tona, nga shëtitjet tuaja në Tiranë, kanë lindur tekste jashtë kohe, të imagjinares së Piramidës së Keopsit me atë të Tiranës.

Ato na kujtojnë pa rreshtur sa shumë Europa është një ëndërr, një mit. Ju vazhdoni ta përjetoni këtë me historinë e familjes tuaj. Me dy vajzat tuaja Gresa dhe Besjana, ambasadore në Unesco dhe tjetra kërkuese e biologjisë molekulare. Të jeni i sigurt, vepra juaj nuk ka humbur asgjë nga fuqia e saj. Liria që i mbyllin gojën , ka pëshpëritje më të forta se britmat. Si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës kam nderin sot t’ju ngre në gradën e Oficerit të Lartë në Urdhrin e Legjonit të Nderit.