MaqedoniTop Lajme

Milikije Halimi bëhet drejtoreshë te Aeroportet

Shpërndaje

Milikije Halimi, ish-kryetarja e Komunës së Haraçinës nga radhët e LSDM-së, është emëruar drejtoreshë e përgjithshme e Shoqërisë Aksionare Shtetërore “Aeroportet e RMV-së”.

Halimi zë vendin e Trajçe Angelovski, tani ish drejtor. Vendimi është marrë në Këshillin Mbikëqyrës të kompanisë më 25 tetor. Kjo kompani menaxhon pronën e dy aeroporteve të vendit, në pjesën që nuk është nën koncesionin e TAV Maqedoni, përcjell KlanM.

Halimi një vit më parë u punësua në Drejtorinë doganore si inspektore për hetime për luftimin e krimit ekonomik, ndonëse mediat reaguan se ajo nuk kishte shkollimin e duhur për të aplikuar për një punë të tillë.

Këshilli mbikëqyrës i SHA Aeroportet e RMV-së ka marrë rekomandim pa sqarim që Angelovski të shkarkohet dhe Halimi të emërohet.

Dejan Kovaçev, bashkëshorti i ish-deputetes Tanja Kovaçev, nga ky muaj është emëruar anëtar i ri i Bordit të Drejtorëve të kompanisë shtetërore SHA Aeroportet./KlanMacedonia.