Ministri Aliu: Provimi për punësim në administratë shtetërore tani edhe në gjuhën shqipe
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu e ka nisur ditën me një lajm të mirë për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Për herë të parë edhe në gjuhën shqipe pyetjet për pjesën profesionale të provimit për nëpunës administrativ dhe pyetjet për pjesën teorike dhe praktike të provimit për menaxhim administrativ janë të disponueshme në web-faqen e MShIA-së dhe AA-së.
Njoftimi plotë:
Zbatuam obligimin ligjor të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare
E nisëm punën me një premtim të dhënë: Transparenë, Gjithëpërfshirje dhe Ulje të korupsionit përmes përmiresimit të shërbimeve publike dhe për një sistem ku meritokracia do ta ketë fjalën e fundit.
Që në ditën e parë të mandatit tim si Ministër, një nga sfidat e mia ishte dhe është akoma, krijimi i një sistemi gjithpërfshirës me indikator dhe kritere të qartë ku do të garantojmë që të kemi një administratë optimale, transparente dhe me sherbime në kohë reale, një administratë ku do te kemi zyrtarë të ndërgjegjshëm dhe mirë të përgatitur në administratën tonë.
Angazhimi ynë për gjithëpërfshirje reflektohet më tej në zbatimin e detyrimit kushtetues dhe ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.Ku ligji për përdorimin e gjuhëve thotë (Një gjuhë tjetër e folur nga të paktën 20% e qytetarëve (gjuha shqipe) është gjithashtu gjuhë zyrtare.
Sot jam shumë i lehtësuar për hir të së vërtetës, sepse dola përpara jush për të dhënë lajmin e mirë për qytetarët shqiptarë të vendit tonë.
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju informoj se tani e tutje, qytetarët shqiptarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mund të ushtrojnë një të drejtë tjetër ligjore në vendin e tyre.
Ky eshte nje hap kolosal për të gjithë të punësuarit në Administratën shetërore dhe për të gjithë ata qytetarë të rinjë që do të punësohen në të ardhmen.
Mundësinë e realizimit të së drejtës ligjore, që qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të mund të marrin një vend pune dhe të promovohen në administratë, dhe në të njëjtën kohë, njohuritë dhe aftësitë e tyre të artikulohen dhe të kontrollohen në gjuhën e tyre amtare theksoj dhe njëherë është një hap kolosal dhe një premtim i realizuar tani më.
Në shikim të parë është e çuditshme të thuash se është një hap kolosal për një vlerë dhe nevojë bazike për qytetarët tanë, por nga ana tjetër ky është një nga elementët që mungoi për afro 2 dekada në shtetit tonë, dhe pikërisht për këtë e them me krenari që ne tashmë e bëmë realitet.
Përdorimi i gjuhës amtare në provimin e administratës do të sigurojë që qytetarët të kuptojnë plotësisht pyetjet dhe informacionin e dhënë në provim duke përmirësuar mundësine për t’u përgjigjur në mënyrë të saktë dhe korekte.
Përkthimi i pyetjeve në gjuhën shqipe që siguronë mundësi të barabarta dhe pasqyron respektin tonë për diversitetin gjuhësor ishte perkushtimi ynë kryesorë që realizuam për një kohë shumë të shkurtër.
Ky hap është një tregues I prioritetit tonë për të ndërtuar një shoqëri inkluzive në shtetitn tonë. Gjithashtu është një hap shume i rëndësishëm drejtë multikulturalizmit dhe diversitetit që duhet respektuar në shtetin tonë.