Osmani nga Kroacia: Nëse nuk merren masa ndëshkuese, Serbia do të vazhdojë me sulme tjera ndaj Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kroaci. Pas takimit që ka pas me presidentin kroat, Zoran Milanoviç, Osmani tha se Kosova është më fat që ka një aleatë si Kroacia, transmeton Telegrafi.
“Ju shprehi mirënjohjen presidentit Milanovi♪5, shtetet tona ndajnë vizon të përbashkët. Kjo vizitë është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyeshme, e shohim Kroacinë si ndër aleatët kryesor. Na lidh historia e përbashkët, përpjekja për liri e shtet”, është deklaruar Osmani.
Presidentja ka thënë se Kosova po përballet më një situatë të rëndë, pas agresionit serb më 24 shtator, shkruajnë mediat kosovare.
“Kosova në periudhën e fundit po përballet me një ndër situatat më të rënda në 25 viteve të fundit, shkaku i veprimeve hibride nëpërmjet aktiviteteve terroriste, dhe agresionit të sponsorizuar dhe urdhëruarit nga Serbia. Prandaj, shpresoj që partnerët ndërkombëtarë do të dëshmojnë e tregojnë veprime të vendosura për të ndaluar Serbinë në përpjekjet për destabilizim jo vetëm të Kosovës por gjithë rajonit”, tha mes tjerash ajo.
Osmani shtoi tutje se ka pak shtete në Evropë që e kuptojnë sfidën që po përballet Kosova.
“Ka pak shtete në Evropë që e kuptojnë sfidën që po përballemi në Kosovë, Kroacia edhe vetë në vitin 1999 u përball më një matricë të ngjashëm të agresionit, duke u përballur me serbë, nga regjimi i atëhershëm në Serbi. Presim mbështetjen e Kroacisë në sfidën e sigurisë, që mund të ketë pasoja edhe më shumë në rajon”.
Tutje, ajo deklaroi “Nëse nuk merren masa na ndërkombëtarë, Serbia do të vazhdojë me sulme tjera ndaj Kosovës”, theksoi ajo.