Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të zbuluar identitetin e personit në foto pas të shtënave në “East Gate”
“Në lidhje me të shtënat me armë zjarri të dy personave të raportuar sot (24.10.2023) në qendrën tregtare East Gate në Shkup, të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për ndihmë në spital, MPB njofton opinionin se në foton e siguruar nga shërbimet policore është personi që ka kryer ngjarjen penalo-juridike.
Në të njëjtën kohë, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, nëse e vërejnë këtë person, kanë ndonjë njohuri për të apo informacione të dobishme që mund të ndihmojnë në hetimin që SVR Shkup i udhëheq në koordinim me Prokurorin Publik, të lajmërohen menjëherë në stacionin më të afërt policor. ose lajmëroni në numrat e telefonit 192 ose 112.” thuhet në kumtesën e MPB-së.