RajoniTop Lajme

Presidentja Osmani priti në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Në takimin e sotëm me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e falënderova për angazhimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Njëkohësisht, ritheksova nevojën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, përderisa potencova rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, për vendin tonë.
Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë në ballë të reformave dinamike që e forcojnë demokracinë, mbështesin sundimin e ligjit, rrisin standardin e jetesës për qytetarët tanë dhe afrojnë vendin tonë me Bashkimin Evropian.