Shtrenjtohet çmimi i naftës, lirohet çmimi i benzinës
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,25% në raport me vendimin e datës 12.10.2023.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUEPR BS-98 ulet për 0,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,262 den/kg dhe do të jetë 45,349 den/kg.
Nga data 17.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 82,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 82,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 81,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 45,349 (denarë/kilogram).