Tërmet në Shkup dhe Tetovë
Tërmeti është ndjerë në Shkup dhe Tetovë
Një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter është ndjerë para pak minutash në Tetovë, Shkup dhe rrethinë. Siç njofton Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 15 kilometra në verilindje të Tetovës, në thellësi prej 5 kilometrash.