RajoniTop Lajme

Fillon puna për hekurudhën Prishtinë – Durrës

Shpërndaje

Punët për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës kanë filluar me përzjedhjen e kompanisë që do të bëjë studimin e fizibilitetit.

Kështu ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.Aliu ka njoftuar se është përzgjedhur kompania që do të kryej studimin e fizibilitetit për këtë projekt.

Njoftimi i plotë:
Fillon puna për hekurudhën Prishtinë – Durrës.
Tashmë është shpallur kompania fituese për studimin e fizibilitetit dhe përgatitjen e projektit ideor për realizimin e kësaj linje të rëndësishme hekurudhore.