Rajoni

Konjufca: Drejtësia për Astritin do ta shënojë fitoren dhe reformimin e shumëpritur të sistemit të drejtësisë

Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në shtatëvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, është shprehur se përpjekja për drejtësi nuk do të ndalojë.

Konjufca ka deklaruar se “drejtësia për Astritin do ta shënojë fitoren dhe reformimin e shumëpritur të sistemit të drejtësisë”.

Postimi i tij i plotë:
7 vite qëkur drejtësia s’po e gjen vetveten

Jeta, veprimtaria, idealizmi, guximi dhe të gjitha virtytet e aktivistit politik të pashoqë u sublimuan në emrin e Astrit Deharit. Aty do të cilësohet gjithnjë vlera e përpjekjeve tona si shtet i dinjitetit dhe shoqëri e emancipimit.

Vrasja e tij dëshmoi në mënyrë flagrante masën e padrejtësisë që prodhuan institucionet tona, kurse sistemi ynë i drejtësisë duke e lënë akoma të mbuluar krimin e kobshëm zbulon në mënyrë të përsëritur ngecjen në një të shkuar të errët dhe të dyshimtë.

Përpjekja jonë për drejtësi nuk do të ndalojë. Drejtësia për Astritin do ta shënojë fitoren dhe reformimin e shumëpritur të sistemit të drejtësisë.

Lavdi dëshmorit Astrit Dehari, emrit të përkryer të aktivistit që do të na prijë përgjithmonë!