Kur luani afrikan shëtit i qetë në rrugët e Romës. Shfaqja krijon shqetësim dhe kuriozitet (Video)
Luani që ishte arratisur nga një cirk në Viale Mediterraneo në Ladispoli, pranë Romës, është kapur duke krijuar kuriozitet dhe konfuzion tek njerëzit. Kafsha, pasi u strehua në një kallami, më pas u pa duke u endur nëpër disa rrugë të qytetit në bregun e Lazios.
Ai është vënë në gjumë nga stafi veterinar dhe më pas është transportuar në ambientin përkatës. Policia, Karabinierët dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit morën pjesë në operacion.
Kryebashkiaku i Ladispolit, Alessandro Grando, gjithashtu foli në Facebook: “Luani është qetësuar dhe kapur. Tashmë do të merret në dorëzim nga stafi i cirkut. Falënderoj Policinë e Shtetit, Karabinierët, Zjarrfikëset, Policinë lokale dhe provinciale, dhe të gjithë vullnetarët që shërbyen në këto orë shqetësimi të madh”. Shpresoj – shton ai – që ky episod të trazojë disa ndërgjegje dhe që më në fund t’i japim fund shfrytëzimit të kafshëve në cirk”.
Luani u arratis nga cirku pasditen e së shtunës, ndërsa Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve në një shënim e përkufizon episodin si “shembullor. “Kjo nxjerr në pah rrezikun e cirkut nga pikëpamja e sigurisë publike dhe mbi të gjitha shqetësimin për kafshët që janë të detyruara të qëndrojnë në robëri dhe të përdoren në shfaqje”.