Lidhja Europiane për Ndryshim: Keqpërdorimi i flamurit europian nga pushteti u konfirmua edhe me raportin e KE
Keqpërdorimi i flamurit të BE-së ajo që ne kemi ngritur si shqetësim disa herë dhe kemi vënë në dukje për dhjetra herë është vërtetuar edhe nga vetë raporti i Komisionit Europian. Në Raportin e publikuar me 8 nëntor, të gjithë kishin mundësi të shohin vërejtjet e KE se flamuri i BE-së është keqpërdorur dhe abuzuar në kuvend për të shterur dhe shkurtuar debatin, për të shpejtuar ligjet që janë vetëm në interes të pushtetit LSDM-BDI- ASH.
Raporti thekson në mënyrë të qartë që flamuri i BE-së u keqpërdor në ndryshimin e Kodit Penal, duke mundësuar kështu lirimin dhe uljen e dënimeve për krimet e korrupsionit dhe nuk ka se si të jetë ndryshe raporti sepse rezulatet janë tashmë të dukshme, kemi jashtë Jankullovksën, Todorovicin, Mijallkovin e shumë të tjerë si ata. Ndërsa edhe përtej raportit, eksponentë të këtyre partive vazhdojnë të mohojnë pasojat e ndryshimit të Kodit Penal.
Madje, vetëbesimi e retorika e disave prej tyre vazhdon të jetë edhe më i vrazhdë kundrejt KE, sesa kundrejt neve si opozitë. Ahmeti, i cili me këtë plan po përpiqet të rikthejë Gruevskin në Maqedoninë e Veriut, për të bërë pazare me kryesinë e VMRO-së, sepse e ka të qartë se do të humb zgjedhjet, në një intervistë të tij doli të jetë aq i sigurtë për këto ndryshime, sa për të fyer edhe intelegjencën e Komisionit Europian, ku shpreh që ‘As Washingtoni e as Bruksli nuk i kuptojnë, kur të hyjnë në analizë do të shohin se ato janë të nevojshme’. Ky raport përfundon lojën e tij, gjetjet e këtij raporti tregojnë që analiza është bërë dhe pazaret tuaja të flliqura në korriz të flamurit Europian janë në shesh. Po kritikohen dhe do të vazhdojnë të kritikohen duke qenë pengesë për integrimin e vendit në BE.
E ndër të dhjetrat herë që brenda një raporti përmendet abuzimi i flamurit të BE-së është edhe kjo vërejtje, citoj : “Amendamentet për të përshpejtuar ndërtimin e katër seksioneve të autostradës përgjatë korridoreve VIII dhe X u miratuan në maj 2023 duke përdorur procedurën e shpejtë të “flamurit të BE”, megjithëse ky nuk ishte një përdorim i duhur i procedurës.”. Ndërkaq ne e dimë që përshpejtimi ishte i nevojshëm, sepse kompanitë si EUROVIA ishin në pritje për të marrë paratë nga ky projekt, e rrjedhimisht BDI ishte në pritje të përqindjes nga kopmania e saj donatore.
Por tani më populli e ka të qartë se ne nuk po japim vërejtje për të përfituar poena politik, por vërejet tona mbështeten me fakte tashmë edhe gjetjet e Komisionit Europian.
Shkurt, 14.11.2023
Lidhja Europiane për Ndryshim