MaqedoniTop Lajme

“Lidhja Evropiane për Ndryshim” është emri i koalicionit të opozitës

Shpërndaje

Opozita shqiptare zyrtarizoi emrin e koalicionit që do të futen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Tani e tutje koalicioni I tyre do të quhet “Lidhja Europiane për Ndryshim”.

Izet Mexhiti, kreu I Lëvizjes Demokratike u shpreh se janë të hapur për parti dhe politikanë që janë të gatshëm të ndajnë vlera ideologjike të cilën e mbështet ky koalicion.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se ky koalicion i bashkuar shqiptar, mbetet i palëkundër në angazhimin e tij për integrimin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Sot jemi tre parti presim që Lidhja Europiane për Ndryshim të konsilidohet edhe më tej, dera është e hapur për të gjthë individët njerëz e integritet, organizata joqeveritare, por edhe politikanë edhe parti që janë të gatshëm të ndajnë me ne vlerat ideologjike dhe prioritetet programore mbi të cilën mbështetet ky koalicion.”- tha Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike.

“Është koha e fundit që formulimet fyese kushtetuese për gjuhën shqipe të mbeten në të kaluarën. Vërtetë është e rëndësishme të përmbushet detyrimi për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, por po aq e rëndësishme është edhe krenaria e shqiptarëve.Shqiptarët meritojnë të hyjnë në procesin e anëtarësimit në Be me kokën lartë dhe jo duke qenë të poshtëruar dhe të fyer.”- tha Afrim Gashi Kryetar I Alternativës.

I pyetur se a ka vend ende për Alenacën për Shqiptarët në opozitën e bashkuar shqipare, kreu I Lëvizjes Besa Bilall Kasami u bëri thirrje anëtarëve të Aleancës që tu bashkangjiten, ndërsa për liderershipin tha që nuk janë në anën e tyre.

“Sa I përket Aleancës duke pasur parasysh qëndrimet e fundit kontradiktore, ne I bëjmë ftesë votuesve të Aleancës ne I bëjmë ftesë çdo anëtari të Aleancës që e don ndryshimin, që e don të mirën e shqiptarëve të jetë këndej, ndërsa lidershipi I Aleancës gjithnjë e më shumë po tregon se janë andej.”- tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Megjithatë kreu I Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti njoftoi se në opozitën shqiptare nuk ka udhëheqës, ai tha se secili në subjektin e vet është udhëheqës. Si dhe do të kenë lista dhe kandidat të përbashkët për president shqiptar.