Mickoski për opozitën shqiptare: Shpresoj të mos hyjnë në lojën e BDI-së
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret që në dy javët e ardhshme të arrihet marrëveshje për datën e zgjedhjeve.
Megjithatë, për momentin ende nuk ka një njoftim zyrtar se palët do të ulen në një tryezë të përbashkët për këtë.
Kreu i opozitës ka komentuar edhe koalicion në bllokun opozitar shqiptar, mes BESA, Alternativës dhe Lëvizjes Demokratike.
“Çdo garë në skenën politike është e mirëseardhur. Vlerësoj se do të ofrojnë, së paku nga sa dëgjoj nga mesazhet e deritanishme, diçka që paraqet vizion të së ardhmes, e jo vizion të së kaluarës, që do të dalin nga kjo lojë që mundohet ta imponoj Ali Ahmeti dhe BDI-ja, dhe është retorikë nacionaliste-shoviniste”, tha Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.