MaqedoniTop Lajme

Ministri Azir Aliu pret në takim ambasadoren e SHBA-së, Angela Price Aggeler

Shpërndaje

Ministri i MSHIA-së, Azir Aliu sot ka pritur ambasadoren e ShBA-sëë, Anxhela Prajs Ageler përcjellë albazone.mk

Njoftimi nga Ministri Aliu:
Me kënaqësi prita në MSHIA ambasadoren amerikane në vendin tonë, Anxhela Prajs Ageler.

Gjatë takimit e njoha ambasadoren Ageler me projektet që MSHIA po ndërmerr në fushën e transforminit digjital dhe reformave në administratën publike.

Bashkëpunimi i ngushtë për çështjet strategjike të sektorëve jetikë, që ministria jonë mbulon, si dhe partneriteti thelbësor me SHBA për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të vendit, por dhe faktorizimin e Maqedonisë së Veriut përmes infrastrukturës kritike në nivel rajonal, ishin temat kryesore të këtij takimi të parë, mjaft të frutshëm.

Jam besimplotë se në të ardhmen Ambasadorja Ageler do të japë mbështetje të rëndësishme në fushat inovative si teknologjia dhe siguria kibernetike.