Në sulmin izraelit ndaj shkollës “Al-Fakhoura” në Gaza vriten 15 palestinezë
Të paktën 15 persona humbën jetën në sulmin e ushtrisë izraelite kundër shkollës “Al-Fakhoura” ku janë strehuar mijëra palestinezë në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Brendshme në Gaza thuhet se shumë palestinezë janë vrarë dhe janë plagosur në sulmin e Izraelit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra tha se “15 palestinezë ranë dëshmorë dhe më shumë se 70 të tjerë u plagosën si pasojë e shënjestrimit të shkollës ‘Al-Fakhoura’ në Jabalia”.
Në bombardimet e ka kryera në orët e fundit kundër Gazës, ushtria izraelite ka vazhduar sulmet ndaj spitaleve dhe vendbanimeve civile.