OKB: Bombardohet zyra e OKB-së në qytetin e Gazës, ka të vdekur dhe të plagosur
Kombet e Bashkuara thanë se një nga zyrat e saj në qytetin e Gazës u bombardua gjatë natës, duke thënë se kishte marrë “raportime për vdekje dhe plagosje” midis civilëve që strehoheshin atje.
“Kjo është e gabuar në çdo kuptim. Civilët, infrastruktura civile dhe paprekshmëria e objekteve të OKB-së duhet të mbrohen gjithmonë,” njoftoi administratori i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) Ashim Steiner në platformën X (Twitter).
Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, deri më tani janë vrarë 11.100 persona, njoftoi mbrëmë Ministria e Shëndetësisë palestineze.
Mes viktimave janë të paktën 8 mijë gra dhe fëmijë, raporton Al Jazeera. Shtohet se më shumë se 28,000 njerëz u plagosën.