Osmani: Deri sa të jetë Ahmeti, shqiptarëve nuk do t’u mungojë asnjë qime
“Deri sa të jetë BDI dhe Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do t’u mungojë asnjë qime floku”, kështu ia përgjigj Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, i cili theksoi se pas zgjedhjeve nuk do të koalicionojnë me BDI-në dhe se partia e Ahmetit duhet të jetë në opozitë.
BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM
“Më kujtohen deklaratat e Zoran Zaevit në mitingje kur thoshte ‘Pse jo, BDI në opozitë, dhe e dini rrjedhën tutje, rezultatin, këtë e tha mes tjerash në përgjigjen e tij në lidhje me deklaratat e fundit nga VMRO-DPMNE se nëse fitojnë zgjedhjet, nuk do të koalicionojnë me BDI-në. VMRO-së mund t’i them vetëm se derisa është BDI dhe Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do t’u mungojë asnjë qime. Kështu që të gjitha ato kërcënime janë të pavlera”.
Një ditë më parë nënkryetari I VMRO-së akuzoi se kjo udhëheqësi e BDI-së ka kriminalizuar gjithçka dhe nuk ka ditë në të cilën nuk ka ndonjë aferë për përfaqësues të BDI-së. Ai kërkoi që kjo sjellje e BDI-së të hetohet nga organet kompetente.