BotaTop Lajme

Riad, nis samiti i përbashkët i Ligës Arabe dhe OBI-së për zhvillimet në Gaza

Shpërndaje

Sot në kryeqytetin saudit Riad filloi samiti i përbashkët i jashtëzakonshëm arabo-islam për të diskutuar “zhvillimet e rrezikshme” që po ndodhin në Rripin e Gazës dhe territoret palestineze, transmeton Anadolu.

Sipas mediave zyrtare saudite, liderët dhe përfaqësuesit e Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) po marrin pjesë në samitin që përkon me bombardimet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës për të 36-ën ditë.

Përpara fillimit të samitit, ministrat e jashtëm të vendeve arabe dhe islame mbajtën një takim përgatitor për samitin në Riad, me qëllim “konsensusin mbi draft-deklaratën përfundimtare të samitit mbi qëndrimin e unifikuar kolektiv arab dhe islam”, sipas Agjencinë zyrtare egjiptiane të Lajmeve të Lindjes së Mesme.

Sot herët, Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite tha se pas konsultimeve do të mbahet të shtunën samit i përbashkët arabo-islam lidhur me zhvillimet në Rripin e Gazës, në vend të dy samiteve.

Ajo tha se Gaza dhe territoret palestineze janë “dëshmitarë të zhvillimeve të rrezikshme dhe të paprecedentë që kërkojnë unitet arab dhe islam për t’u përballur me ta dhe për të frenuar pasojat e tyre”.