MaqedoniTop Lajme

Ahmeti bën thirrje për bashkim rreth frontit evropian

Shpërndaje

Në Frontin për Evropë nuk ka humbës, por ka vetëm fitues, andaj bashkohuni të gjithë këtij Fronti. Kështu deklaroi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në pritjen e fundvitit i cili organizoi me bashkëpartiakët e tij. Duke folur për vitin i cili po përfundon, Ahmeti përmendi disa të arritura të cilat siç tha ai, e kanë vulën e BDI-së. Ai madje përsëri e ka përmendur se më së shumë se dy parti janë shumë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Ne 20 vjet bëjmë përpjeke për një Frontë të tillë, sepse nuk jemi shumë për t’u përçarë, i numëroja një ditë partitë politike sa janë shqiptare dhe sa maqedonase, herë më dilën 9 shqiptare e herë 9 maqedone. Por barazimi ishte 9 parti maqedone dhe tetë shqiptare, thua ti se numerikishtë ne jemi të pa numër, neve nuk ka duhet më shumë se dy parti, pozitë dhe opozitë”.

Ndërkaq, Ahmeti foli edhe për ndryshimet kushtetuese. Ai tha se mos votimin e të njejtave opozita bënë politika ditore.

“Nuk e ka vnu në planë të parë dhe objektiv anëtarësimin e vendin në BE. Ju kam thënë edhe atyreve, kështu siç ju kam thënë atyre nëpër takime dhe zyre, po u them edhe juve. Nëse janë patriot dhe atdhetarë duhet të mbështesin ndryshimin e kushtetutës dhe bullgarët të jenë kategori kushtetuese, sepse kështu për herë të parë legjitimohet ndërkombtarishtë kombi maqedonas”.

E për këtë kryetari i BDI-së thotë se shërbim më të madh ndaj kombit se antarsimi në BE nuk ka, sepse në këtë mënyrë, Ahmeti thotë se mundë të ndalet migrimi i të rinjve dhe kthimi i atyre të cilët tani më veç se kanë ikur.