Çfarë mendoni? Cili është automjeti më e mirë për vozitje në borë, ajo që bënë tërheqje me rrotat e para apo me të pasmet?
Me afrimin e dimrit gjithmonë nxitet debati se cilat vetura janë më të mira për vozitje në borë – ato që bëjnë tërheqje me rrotat e para apo ato me të pasme.
Një test i tillë është realizuar me një Audi A4 dhe BMW Serie 3, që të dy përdorin motorë me naftë dhe kishin goma të njëjta – pra të dimrit nga Goodyear, UltraGrip Performance 3.
Nëse i krahasojmë këto vetura në testin e përshpejtimit në borë, ato do të jenë të barabarta. Shpërndarja në masë është e ndryshme, por elektronika korrigjon gjithçka.
Megjithatë, BMW ka një avantazh të vogël ndaj Audi-së kur elektronika është e fikur, ndoshta sepse masa e veturës ndihmon përshpejtimin duke i dhënë më shumë tërheqje rrotave.
Në testin e realizuar të përshpejtimit në pistën e rrëshqitshme të mbuluar me borë, veturat ishin të njëjta – falë gomave identike.
Se kush është fitues i kësaj gare mund ta shikoni videon e publikuar më poshtë, që tregon në detaje përballjen e ‘titanëve’ gjermanë.