Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do të votojë për Xhaferin/ Kovaçevski: Kjo është joserioze, kusht do t’i zgjedhë ministrat e tjerë?
A do të votojë VMRO-DPMNE për Qeverinë teknike përkatësisht për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër teknik? Kryetari i opozitës Hristijan Mickoski thotë se Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e VMRO-DPMNE-së, me çka paralajmëroi se ata nuk do të votojnë për kryeministrin teknik.
“Ende nuk kemi sjellë qëndrim në organet partiake, mendoj se Talat Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për kryeministër teknik, Talat Xhaferi nuk meriton mbështetje për asgjë nga VMRO-DPMNE. Më së shumti në interes të atmosferës së mirë dhe procesit demokratik të jemi të përmbajtur nga çfarëdo votim, por përsëri do të them që ky është qëndrimi im, do të shohim çfarë do të vendosin organet partiake.”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Por si do të kalojë zgjedhja e Qeverisë Teknike nëse VMRO-DPMNE nuk voton për Qeveri në të cilën edhe ata do të marrin pjesë? Për kryeministrin Kovaçevski mundësia e tillë është plotësisht joserioze.
“Kjo është e palogjikshme dhe joserioze. Atëherë kush do të votojë ministrat e tjerë të propozuar? Andaj them se duhet respektuar ligjet. Kjo është njëjtë sikur të them unë – e dini në ligj shkruan se 100 ditë para duhet të japë dorëheqje nga posti kryetarë i Qeverisë dhe të them, jo unë do të japë dorëheqje ditën e 96 para Qeverisë. Pse? Epo për shkak se unë vlerësoj kështu. Nëse ligji thotë se ato parti politike marrin pjesë, ato duhet të marrin pjesë, shkojnë në Kuvend dhe votojnë Qeverinë dhe fillon procesi zgjedhor.”- tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.
Në lidhje me zgjedhjen për vendin e zbrazët në KSHZ që duhet t’i përket opozitës shqiptare, tani për tani ende nuk ka paralajmërim se kur do të kompletohet. Opozita shqiptare LEN, paralajmëruan protesta. Thanë se do ta braktisin Kuvendin dhe se do ta bllokojnë. Edhe Mickoski paraprakisht tha se nëse opozita shqiptare nuk e merr karrigen e 7-të në KSHZ, do t’i tërheqin anëtarët e tyre.
“Mendoj se në periudhën që vijon sa më shpejtë që është e mundur kjo duhet të jetë pika e rendit të ditës, të zgjidhet përfaqësuesi i KSHZ-së të cilin do ta emërojë opozita shqiptare, dihet qartë se cila është kjo opozitë shqiptare në Maqedoni, cilat janë ato partitë politike në Kuvend. Ato duhet të propozojnë njeri të tyre, të tregojnë se cilin kandidat e përkrahin dhe ta votojmë atë.”- pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.
Përndryshe, në lidhje me marrëveshjen për qeveri teknike, kryeministri Kovaçevski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të takohet me Mickoskin që të merren vesh për kandidatët që do t’i marrin pozitat e ministrave dhe zëvendës ministrave. Zgjedhja e qeverisë teknike duhet të ndodhë më 28 janar pasi paraprakisht kryeministri Kovaçevski e dorëzon dorëheqjen e tij.