Osmani: FSK s’ka pasur nevojë të shkojë në veri më 24 shator, policia e ka kryer punën shkëlqyeshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin “Click në RTV”, foli për marrëveshjen që ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkroi me NATO-n.
Osmani tha se, sipas atij dokumenti, FSK para se të shkojë në veri duhet të marrë leje nga NATO, pra, sipas saj, nuk është ndalim për të shkuar, por procedurë.
“Të them sinqerisht FSK e ka respektuar këtë marrëveshje sepse nuk ka pasur nevojë për angazhim në veri deri tani, megjithatë ajo marrëveshje është nënshkruar duke supozuar kohë paqeje, pra duke supozuar që nuk ka ndonjë sulm nga ana e Serbisë”, tha Osmani
Më tej, Osmani tha se në sulmin e 24 shtatorit nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje të FSK-së, pasi sipas saj, është kryer puna mirë nga Policia e Kosovës.
“Sepse nuk ka pasur nevojë më 24 shtator, atë ditë policia jonë ka bërë një punë të shkëlqyeshme e po ashtu NATO-ja ka qenë aty e angazhuar për të ndihmuar dhe përkrahur policinë e Kosovës në çdo cep të Kosovës”, tha Osmani.
“Ne kemi diskutuar me NATO-n që të sigurohemi që të parandalohet sulmi nga Serbia që do të mund të eskalonte në konflikt, marrëveshja është nënshkruar duke supozuar në kohë paqeje, por unë jam e bindur se nuk do të vijë deri të një pikë e tillë, pikërisht për shkak të profesionalizimit të policisë.”, deklaroi Osmani./RTV21
Inervista e plotë: