Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Presidentja Osmani priti Presidentin Radev me ceremoni shtetërore, e cila u mbajt në sheshin “Ibrahim Rugova”.
Pas kësaj ceremonie, Presidentja Osmani dhe Presidenti Radev zhvilluan një takim tête-à-tête dhe më pas edhe takimin bilateral.
Pas takimeve, Presidentja Osmani dhe Presidenti Radev mbajtën konferencë për media.
Në vijim gjeni të postimin e Presidentes Osmani:
Bullgaria mbështetë fuqishëm integrimin e Kosovës në NATO dhe në BE.
Falënderimi i popullit të Kosovës është i përhershëm!
Mirënjohëse ndaj Presidentit Radev për angazhimin dhe përkushtimin e tij.