Rasti i Liridonës, Osmani: Duhet të jetë zgjim i ndërgjegjes sonë kolektive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vrasja e Liridona Ademajt duhet të jetë zgjim i ndërgjegjes sonë kolektive. Ajo nënvizoi nevojën që sistemi i drejtësisë në Kosovë të ashpërsojë dënimet ndaj dhunuesve ndaj grave.
Osmani, në konferencën për Integritetin e Informacionit të organizuar nga NDI, tha se duhet të luftohet me ngulm mosnormalizimi i dhunës.
Krahas kësaj, Osmani pati një kërkesë ndaj sistemit të drejtësisë, derisa tha se ka disa mangësi në mënyrën si funksionon adresimi i çështjes së dhunës në baza gjinore.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se vrasja e Ademajt tregon sesa është urgjente të punohet në adresimin e femicidit.