ASH: Sulmi në Kullën e kontrollit në Aeroportin e Shkupit është një incident skandaloz me përmasa ndërkombëtare
“Sulmi në Kullën e kontrollit në Aeroportin e Shkupit është një incident skandaloz me përmasa ndërkombëtare”, reagon Aleanca për Shqiptarët (ASH).
Më tej thuhet se ky akt ka rrezikuar komunikacionin ajror ndërkombëtar dhe jetën e qindra ose mijëra pasagjerëve që mund të kenë pësuar si pasojë e këtij incidenti.
Reagimi i plotë:
Sulmi në Kullën e kontrollit në Aeroportin e Shkupit është një incident skandaloz me përmasa ndërkombëtare. Ky akt ka rrezikuar komunikacionin ajror ndërkombëtar dhe jetën e qindra ose mijëra pasagjerëve që mund të kenë pësuar si pasojë e këtij incidenti. Përshëndesim reagimin e prokurorisë dhe kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve dhe presim që drejtësia të jep verdikt të drejtë dhe të merituar, me qëllim që aktet e këtilla të marrin dënimin e duhur dhe të mos përsëriten më asnjëherë. Njëkohësisht kërkojmë nga autoritetet përgjegjëse që të rrisin nivelin e sigurisë në objektet dhe institucionet e këtilla, ndërsa të hetohet edhe mënyra se si sulmuesit pa autorizim kanë arritur të futen në kullën e kontrollit.