Avionët luftarakë izraelitë bombarduan hyrjen e selisë së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Gaza
Në sulmin e kryer nga Izraeli përballë selisë së Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në jug të Rripit të Gazës, tre palestinezë të zhvendosur humbën jetën dhe dy u plagosën, transmeton Anadolu.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se avionët luftarakë izraelitë bombarduan pjesën e përparme të selisë së saj në jug të Rripit të Gazës.
Në njoftimin e saj thuhet se nga sulmi kanë humbur jetën tre palestinezë dhe dy janë plagosur, por nuk jepen detaje të tjera.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, 25.490 palestinezë, përfshirë të paktën 11 mijë fëmijë dhe 7.500 gra, u vranë dhe 63.354 të tjerë u plagosën. Ndërsa raportohet se ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet gjithashtu duke u sulmuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.