Bill Gates për inteligjencën artificiale: Si do të ndryshojë jetën tonë në pesë vjet
Sipërmarrësi amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, foli për ndryshime të rëndësishme për shkak të inteligjencës artificiale në të ardhmen e afërt, brenda pesë viteve të ardhshme.
Rritja e inteligjencës artificiale ka ngjallur frikën se teknologjia do të eliminojë miliona vende pune në mbarë botën. Fondi Monetar Ndërkombëtar raportoi këtë javë se rreth 40% e vendeve të punës në mbarë botën mund të ndikohen nga rritja e inteligjencës artificiale.
Gates nuk është plotësisht dakord me këto të dhëna, por ai beson se – siç e ka treguar historia – teknologjia, megjithëse shkakton frikë në fillim, krijon mundësi.
“Ashtu si me produktivitetin bujqësor në vitin 1900, njerëzit thoshin: “Hej, çfarë do të bëjnë njerëzit?”, tha Gates. “Kështu do të ndodhë dhe tani”, shtoi ai.
Në një intervistë për CNN ai parashikoi se inteligjenca artificiale do t’ua bëjë jetën më të lehtë të gjithëve, duke theksuar konkretisht se ajo i ndihmon mjekët të eliminojnë burokracinë e profesionit të tyre.
Sa i përket ChatGPT, ai theksoi se integrimi i kësaj teknologjie në fushën arsimore apo mjekësore do të ishte “fantastik”.
Kujtohet se Microsoft ka një partneritet shumë miliardë dollarësh me OpenAI.
Gates shtoi se ai nuk është i shqetësuar për humbjen e pasurisë së tij. “Kam më shumë se sa para për konsumin tim”, tha ai në mënyrë karakteristike. /tesheshi.com/