MaqedoniTop Lajme

Kovaçevski-Ageler: SHBA dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë në BE

Shpërndaje

SHBA dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë në Bashkimin Evropian, publikoi në Fejsbuk kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit të sotëm me ambasadoren amerikane në vend, Anxhela Prajs Ageler.

“Edhe një herë u konfirmua mbështetja e vendosur nga SHBA për politikat tona evropiane. E vlerësojmë lart dashamirësinë e miqve tanë amerikanë, të cilët në takimin e liderit kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor përsëritën mesazhin se do të vazhdojnë së bashku me ne në rrugën evropiane”, ka shkruar Kovaçevski.

Hapi ynë i radhës drejt integrimit evropian, siç tha Kovaçevski, është i shumëpritur dhe i përkrahur ndërkombëtarisht si kurrë më parë.

“Besoj se ky moment do të njihet nga forcat pro evropiane të shoqërisë që do të mbrojnë vizionin e një shteti evropian. Prapa këtij vizioni qëndron koncepti ynë për perspektivat evropiane dhe për një të ardhme të sigurt evropiane në kundërshtim me konceptin e pasigurisë dhe izolimit”, nënvizoi Kovaçevski pas takimit me ambasadoren amerikane Anxhela Ageler.