Kurti uron qytetarët për njohjen e pasaportës nga Spanja: Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës
Kryeministri Albin Kurti ka uruar qytetarët pasi që Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës.
Kurti përmes një postimi në Instagram ka thënë i rritet vlera pasaportës së Kosovës dhe shtetit.
“Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës sonë. Asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti. Nga janari, Spanja i është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës. Gëzuar!”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.
Në dokumentin e Bashkimit Evropian ku konfirmohet se Spanja njeh pasaportat e Kosovës, thuhet se kjo nuk nënkupton që do të ketë njohje të pavarësisë.
Lajmin sot gjatë ditës e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Derisa për këtë ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës nga 1 janari i këtij viti.