MaqedoniTop Lajme

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjesme pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,19 % në raport me vendimin e datës 25.12.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje te benzina mesatarisht 0,085 %, te nafta ka ulje mesatarisht 2,120 %, te vaji ekstra i lehtë 2,043% te mazuti 1,589 %, me ç’rast në strukturën e çmimeve të derivateve të naftës është bërë përshtatje përkatëse.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,869%.

– Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 77,00 (denarë/litër)
– Benzinë për motorë EUROSUPER BS– 98 79,50 (denarë/litër)
– Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 73,50 (denarë/litër)
– Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,00 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU 41,236 (denarë/kilogram)

Nga data 3.1.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,839 den/kg. Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 3.1.2024. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.