BotaTop Lajme

Merr flakë avioni në pistë në Tokio, evakuohen rreth 400 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit

Shpërndaje

Transmetuesi japonez NHK njoftoi se janë evakuuar rreth 400 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit pasi një aeroplan i pasagjerëve mori flakë në pistë në kryeqytetin Tokio, transmeton Anadolu.

NHK-ja njoftoi se janë evakuuar 367 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në aeroplanin e djegur në pistën e Aeroportit Haneda në Tokio.

Në pamjet e postuara në rrjetet sociale, shihet se zjarri ka nisur me një shpërthim në pjesën e motorit të avionit teksa ka qenë duke lëvizur në pistë.

Nga ana tjetër, në pamje janë pasqyruar edhe momentet kur avioni përplaset me një avion të rojës bregdetare në pistë.

Raportohet se avioni ishte nisur nga Aeroporti Shin Chitose për në Haneda.

Ekipet janë mobilizuar për të shuar zjarrin, ndërkohë që mediat lokale raportojnë se avioni i përkiste kompanisë Japan Airlines dhe se shkak i zjarrit mund të ketë qenë kontakti i motorit të avionit me tokën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.