Maqedoni

Mickoski: Do të bëjmë koalicion me opozitën shqiptare pas zgjedhjeve!

Shpërndaje

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistën e tij në TV24, ka folur edhe për koalicionet paszgjedhore nëse partia e tij del fituese më 8 maj. Duke folur për koalicionimet me partitë shqiptare, Mickovski është shprehur i bindur se do të koalicionojë me “opozitën e konsoliduar shqiptare”, siç e k a quajtur. Ai ka garantuar se BDI në zgjedhje do të dalë në epërsi të vogël, ose edhe do të humbë nga opozita, prandaj e sheh si të pamundur që partia e tij

“Kam parë qindra anketa. Të gjitha ato tregojnë se BDI ka stagnim ose rënie, kurse partitë opozitare shqiptare kanë rritje”, ka theksuar Mikovski, duke shtuar se BDI do të përjetojë “befasi të pakëndshme”.

Mickovski ka folur edhe për përparësinë e bindshme që partia e tij ka përballë LSDM-së, duke u shprehur i bindur se kjo i garanton fitore të sigurt në zgjedhje.

Duke folur për koalicionet brendashqiptare Mickovski ka përdorë edhe fjalinë “dhe çfarë do të mbetet nga Aleanca për Shqiptarët”.

Kurse sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Krenar LLoga përmes një postimi në profilin e tij në FB, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickovski i cili në tv24 theksoi se “Ju garantoj, mbani mend çfarë them… dhe çfarë do të mbetet nga Aleanca për Shqiptarët”, duke ia kujtuar Mickovskit se “Ëndërra e Mickovskit dhe DPMNE-së është ende ëndërra e vjetër e Gruevskit nga viti 2016 për zhdukjen e Aleancës së Shqiptarëve. Nuk e kishte atë kënaqësi, u përpoq më 27 prill por dështoi. Mbetja e Gruevskit mund të jetë ende duke ëndërruar, por ai gjithashtu e di se nuk ka dhe nuk do të ketë të dëgjueshëm të dpmne-së në Aleancën për Shqiptarët”, shkruan Lloga.

Ndryshe në intervistën për TV24 Mickovski ka folur edhe për çështjen e ministrave dhe zëvendësministrave që kjo parti do të marë në qeverinë teknike, por është pyetur edhe për ndryshimet kushtetuese./Zhurnal