RajoniTop Lajme

Moti për pesë ditët e ardhshme: Përmirësim për pak ditë, pastaj kthehet i ftohti

Shpërndaje

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë javës.

Mot jostabil po parashihet për javën e tretë të janarit. Shtrirjet e masave të ngrohta ajrore do të sjellin kushte edhe për rritje të temperaturave, deri në 11C e 12C ditën e enjtë, ndërkohë që të martën dhe në fundjavë depërtimet e fronteve të ftohta sjellin kushte edhe për të reshura bore, me rënie të temperaturave maksimale edhe pranë 0C. Minimalet zbresin deri në -5C e -7C mëngjesin e së mërkurës, derisa të enjten e të premten shënojnë rritje deri në 2C e 4C.

Moti i paqëndrueshëm sjell kushte edhe për qarkullim më të mirë ajror, që edhe pritet të mbajë ndotësit ajror më të shpërndarë. Gjatë ditës indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm orëve të mbrëmjes, në kushte qetësie, nivelet e ndotjes kalojnë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

15.01 – Kryesisht me vransira. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje vende-vende priten edhe reshje shiu, ndërsa në vise malore reshje dëbore.

16.01 – Orëve të hershme të mëngjesit reshjet e dëborës shtrihen edhe përgjatë ultësirave. Deri në mesditë reshjet pushojnë, e pasdite nuk mungojnë edhe intervale me diell.

17.01 – Kryesisht me vransira. Intervale të shkurta me diell pasdite.

18.01 – Më butë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Në perëndim të vendit priten edhe reshje lokale shiu.

19.01 – Fillimisht mot i butë. Me shtrirjen e një fronti të ftohtë deri në mbrëmje priten edhe të reshura bore dhe rënie e temperaturave. Pritet të frynë erëra më më të fuqishme, si nga jugu por edhe verilindja me hove edhe mbi 15m/s, ditën e martë.

Shtypja atmosferike fillimisht zbret thellë nën vlera normale, e më pas shënon rritje deri nga mesi i javës, kur pëson rënie sërish ditën e enjtë.