Pritet konferencë e jashtëzakonshme për media e ministrit Azir Ali, pritet të japë dorëheqje
Gjatë ditës së sotme ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu do të mbaj konferencë të jashtëzakonshme për media.
Ministri i Informatikës, Azir Aliu ka dhënë ultimatum nëse nuk kalojnë ligjet që i ka propozuar ai do të jep dorëheqje.
Këtë e kanë konfirmuar për albazone media, nga kabineti i Ministrit.
”Po është e vërtetë, ai do të jep dorëheqje nëse në Parlament nuk kalojnë ligjet e propozuara nga ministri e Informatikës” thonë për albazone media nga kabineti i Ministrit.