MaqedoniTop Lajme

Qeveria e Talat Xhaferit/ 10 shqiptar, 8 maqedonas

Shpërndaje

Qeveria e re e Talat Xhaferit përpos që do të jetë historike nga pesha se si shqiptarët arritën ti thjenë barierat se në këtë shtet meritojnë hisen e tyre, ajo do të mbahet mend edhe nga numri i ministrave shqiptar. Në këtë qeveri në krye me Talat Xhaferin janë edhe 9 ministra shqiptar ndërsa 8 janë maqedonas.

Pas fotografisë së përbashkët, kryeministri i ri, Talat Xhaferi tha se sot u përmbush ëndrra për kryeministër i parë shqiptar.

!Sot përmbushet ëndrra për Kryeministër të parë shqiptar!
Sot premtoj se do e përmbushim ëndrrën edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut të përparuar, të zhvilluar, demokratike dhe evropiane! Shtet ku të rinjtë do të duan të kthehen, ku gjenerata ime do i shohë nipërit si rriten, ndërsa më të moshuarit do të krenohen që investimi në shtetësinë ka dhënë rezultat!
Urime Qeveria!! ka shkruar kryeministri Xhaferi.