RajoniTop Lajme

Avokati serb: Çdo gjë që Kurti e tha për Vuçiqin është e vërtetë

Shpërndaje

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka thënë se çdo gjë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e tha të hënën mbrëma në diskutimin e organizuar nga Instituti “Chatham House”, është e vërtetë.

Kurti tha se Serbia është duke e shfrytëzuar agresionin në Kosovë në mënyrë që t’i mbajë raportet e mira me Rusinë e Kinën.

“Serbia e përdor agresionin në Kosovë për t’i mbajtur raportet e mira me Rusinë e Kinën, pas të dyja janë agresore që s’i besojnë askujt e duhet t’ia dëshmojnë gjithmonë vetes. Pra, me agresionin ndaj Kosovës, Vuçiqi po përpiqet t’i mbajë raportet e mira me Kremlinin”, tha Kurti.

Kurti tha po ashtu se Vuçiqi duke mos e nënshkruar marrëveshjen, po e mban të hapur opsionin e pushtimit të Kosovës.

E Stojkoviq deklaroi se çdo gjë që tha Kurti është e vërtetë.

“Çdo fjalë që e tha Albin Kurti është e vërtetë e gjallë e Serbisë. Mes Aleksandar Vuçiqit që e do Serbinë si shërbëtore ruse, të kapur në nofullat e çelikta të komunizmit kinez dhe Albin Kurtit, që e do Serbinë në BE dhe NATO së bashku me Kosovën: zgjedhja për mirëqenien e fëmijëve tanë është shumë e thjeshtë dhe e dukshme. Urrejtësi i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e urren Kurtin për ato arsye. Sepse për të njëjta arsye Kurti është i urryer nga Putini dhe Rusia”, ka shkruar Stojkoviq në platformën “X”.