Azir Aliu: Në Qeveri shef është Artan Grubi, Talat Xhaferi vetëm lexon rendin e ditës
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu në “10 minuta” në TV21 ka dhënë detaje nga zhvillimi i seancës së djeshme qeveritare.
Thotë se kryeministri teknik Talat Xhaferi vetëm lexon rendin e ditës, ndërkaq se cila pikë do të kalojë, tregon ministri Artan Grubi.
“Tani në fund për fat të keq, unë e njoh edhe personalisht zotëri Talat Xhaferin. Për fat të keq është duke e ç’bërë profilin e kryeministrit teknik dhe profilin e Xhaferit duke ia marrë hisen e menaxhimit me proceset, me mbledhjen në Qeveri. Pra dje, kryeministri teknik vetëm i lexonte pikat dhe për të gjitha vendoste Artan Grubi se a do të jenë në rend dite, do të votohet “pro” apo do të votohet “kundër”?”, tha Aliu.
Përndryshe Aliu është propozuar të shkarkohet nga posti i ministrit nga partia Aleanca për Shqiptarët.