Bie çmimi i naftës, rritet çmimi i benzinës
Çmimi i naftës nga sonte në mesnatë ulet për gjysmë denarë, ndërsa benzina dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri rriten për një denar për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 80,5 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 82,5 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 78 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 77 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së, çmimi me pakicë i mazutit M-1 ulet për 0,087 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 41,352 denarë.