Bota

Blinken në Lindjen e Mesme, përpjekje për armëpushim

Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, sërish në Lindjen e Mesme, për të vazhduar përpjekjet për armëpushim në luftën 4 mujore Izrael-Hamas. Departamenti i Shtetit ka njoftuar se Blinken do të udhëtojë në Arabinë Saudite, Egjipt, Katar, Izrael dhe Jordani për bisedime me udhëheqësit rajonal. Blinken do të vazhdojë përpjekjet diplomatike për të arritur një marrëveshje që siguron lirimin e të gjithë pengjeve dhe përfshin një pauzë humanitare urgjente që do të lejojë rritjen e ndihmës humanitare për civilët në Gaza. Gjithashtu, Blinken do të vazhdojë punën për të parandaluar përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit, me sulmet e vazhdueshme ndaj personelit dhe bazave amerikane në Irak, Siri dhe Jordani, si dhe sulmet e shtuara ushtarake kundër transportit detar në Detin e Kuq nga rebelët Huthi të Jemenit të mbështetur nga Irani. /Alsat.mk