“Dita e Plisit”, Grubi: Bardhësia e plisit ka ndriçuar gjithmonë rrugët tona, ndriçon edhe sot ndërgjegjen tonë kombëtare
Nën mbështetje të Ministrisë për Sistem Politik të udhëhequr nga Artan Grubi, Ansambli Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV është kremtuar “Dita e Plisit” e cila tashmë është festë tradicionale në Maqedoni dhe festohet ҫdo përvjetor të pavarësisë së Kosovës.
Në këtë manifestim morri pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Nëpërmes një postimi pas manifestimit, Grubi tha se bardhësia e plisit ka ndriçuar gjithmonë rrugët tona, por, sipas tij, ndriçon edhe sot ndërgjegjen tonë kombëtare.
Shton se të bardha si plisi i kemi gjithmonë qëllimet kombëtare.
Reagimi i plotë:
Bardhësia e plisit ka ndriçuar gjithmonë rrugët tona, ndriçon edhe sot ndërgjegjen tonë kombëtare për të mos harruar kurrë se kush jemi, për të kujtuar trimërinë e qëndresën heroike të të parëve tanë për liri e dinjitet kombëtar.
Të bardha si plisi i kemi gjithmonë qëllimet kombëtare, gjysh e stërgjysh me atë plis në kokë kanë ruajtur brez pas brezi traditat e mirëfillta, indin tonë kombëtar.
Është kënaqësi që bashkë Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare përmes manifestimit kulturor “Dita e Plisit” vazhdojmë të përkujdesemi për përcjelljen e peshës së madhe të plisit si simbol i yni kombëtar ndër breza.
Plisi është amanet, ruaje!