Gaza, rritet në 27.238 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite
Me 107 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit është rritur në 27.238 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet që Izraeli po kryen që nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës ku popullata është detyruar të qëndrojë në uri dhe pa ujë, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza përmes një deklarate informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 120 ditësh kundër Rripit të Gazës.
Forcat izraelite në 24 orët e fundit kanë vrarë 107 palestinezë ndërsa kanë plagosur 165 të tjerë në Rripin e Gazës.
Thuhet se është rritur në 27.238 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 66.452 numri i të plagosurve në sulmet izraelite të cilat vazhdojnë që nga 7 tetori.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra tha se nën rrënoja dhe në anë të rrugëve ka ende kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.