Gjendet një plumb në oborrin e shtëpisë së Taravarit?!
Mëngjesin e sotëm është gjetur një plumb në oborrin e shtëpisë së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Në vendin e ngjarjes është edhe policia e cila po heton rastin.
Kjo ngjarje ndodh pas zhvillimeve të fundit kur kreu i ASH-së, Arben Taravari deklaroi publikisht se partia e tij duhet ti bashkëngjitet opozitës shqiptare, derisa kjo u kundërshtua nga ish-kryetari i partisë dhe njëherit kryetar i Kuvendit, Ziadin Sela. Ky i fundit mbrëmë deklaroi se nuk pajtohet me qëndrimin e Taravarit dhe paralajëmroi mbledhje të Kuvendit të partisë për të shtunën.