Rajoni

Hapet për qarkullim rruga që ishte bllokuar nga protesta e serbëve

Shpërndaje

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur për qarkullim pikëkalimi Kufitar në Merdarë, që ishte bllokuar në pjesën e Serbisë, nga protesta e serbëve të zhvendosur nga Kosova.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se është hapur për qarkullim rruga që ishte e bllokuar më herët në pjesën e SRB”, ka shkruar Qendra Kufitare për Menaxhim Kufitar në “Facebook”.

Kujtojmë se ata kanë bllokuar sot gjatë ditës qarkullimin në Rudar për tre orë, që nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

Ata kanë thënë se bllokada e rrugës do të zbatohet për shkak të “terrorit” ndaj serbëve në Kosovë të cilët kanë pritur 25 vjet që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të fillojnë një jetë të re me fqinjët e tyre shqiptarë “të cilët nuk kanë kryer krime”.