“Jam i lumtur që jam në vendin e Shqiponjave”, Blinken-Ramës: Jeni një udhëheqës i shquar dhe kryeministër shumë i mirë
Sekretari amerikan i Shteti Antony Blinken në fjalën e tij në Tiranë, ka vlerësuar mikpritjen e Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar edhe kryeministrin Edi Rama.
“E ndjen ambientin e ngrohtë jashtë, por edhe në çdo dhomë tjetër që kam qenë në Tiranë. Ju jam mirënjohës. Jam shumë i lumtur që jam sot me ju, në një qytet ku ju, si ish-kryetar bashkie, i keni dhënë ngjyra të bukura.
Jam mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi. Zoti kryeministër është jo vetëm një udhëheqës i shquar, por edhe një kryeministër shumë i mirë.
Dhe këto 3-4 vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, zoti kryeministër ka qenë pranë nesh dhe i kemi përballuar së bashku”, tha Blinken.
Blinken pati një koment dhe për Piramidën e Tiranës dhe çfarë simbolizon ajo.
“Kanë thënë se kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që në fundi i luftës së ftohtë. Ndërtesa iu kushtua një diktatori që i çoi shqiptarët në kampet e përqëndrimit dhe përfaqëson të kaluarën.
Në atë kohë e vetmja marrëdhënia mes vendeve tona ishte zëri në zërin e Amerikës. Por sot ky vend është mbushur me dritë…
Shqiptarët mësojnë si të jetojnë me SHBA. Kjo ndërtesë u investua me investimet e fondit shqiptar amerikan. Nëpër rrugë pashë energjinë për të ardhmen”, shtoi Blinken.
Kryediplomati amerikan mbërrin në Shqipëri
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Shqipëri, në kuadër të vizitës së tij të parë në vend, raporton Anadolu.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza, kryediplomati amerikan është pritur nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, zyrtarë të tjerë dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Fillimisht Blinken do të takohet me punonjës të Ambasadës amerikanë në Tiranë dhe disa të rinj.
Më pas, kryediplomati amerikan do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Pas përfundimit të takimeve Rama dhe Blinken do të mbajnë një konferencë për mediat.
Në rrjetet sociale, ministri Hasani ka shkruar se “Me kënaqësi mirëpres sekretarin e Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri”.
“Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar”, ka shkruar Hasani.
Për vizitën e kryediplomatit amerikan janë marrë masa shtesë të sigurisë, duke u angazhuar qindra forca policore dhe duke u bllokuar disa akse rrugore në Tiranë për qarkullimin.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se sekretari Blinken, do të rikonfirmojë marrëdhëniet e fuqishme me Shqipërinë, të cilën SHBA-ja e sheh si një “partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor” dhe një “aleat të fortë” në mbështetjen ndaj Ukrainës.
Sipas zyrtarëve të DASH-it, vizita njëditore do të fokusohet në të ardhmen Shqipërisë, Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.