MaqedoniTop Lajme

Kryeministri Xhaferi në Haraçinë: Për shoqëri të shëndoshë prej moshës më të hershme të gjeneratave të ardhshme

Shpërndaje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e vizitoi Komunën e Haraçinës. Kryeministri Xhaferi e vizitoi kopshtin e fëmijëve “Fatosat” ku u drejtua me fjalim dhe mandej e vizitoi Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri” në Haraçinë.

Në vazhdim e përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Xhaferi:

“Të ju them të drejtën, nuk jam shumë për fjalime me fol para jush, por duhet më shumë punë të filloj me krye. Më gëzon fakti që edhe ky projekt, po shoh që ka marrë fund me punime dhe është në funksion të atyre që i kemi më të dashur, atyre që ju kemi borxh të ju krijojmë kushte që në atë moshë, të përjetojnë të bukurën, të mirën dhe të munden që në atë moshë të bëjnë dallimin çka është e mira, çka është e keqja, se prej aty fillon edhe ndërtimi i karakterit, i personalitetit të fëmijëve deri në moshë të rritur dhe dinë me bë dallime. Kështu që, është gëzim i veçantë që jemi në një objekt që i ka të gjitha parakushtet dhe perimetrat e objekteve evropiane, që të krijon kushte dhe të ofron kushte për fëmijë dhe të bëjnë lehtësim për prindërit, që të mund të merren me aktivitete ditore që i kanë në proces të punës dhe angazhimeve tjera që i kanë brenda ditës.

Të ju them atyre në Kumanovë ku isha, duket më i bukur ky objekt se ai atje, do të xhelozojnë ato në Kumanovë, por, sidoqoftë më i bukur këtu ku jemi sot, edhe pse edhe atje ishte i bukur kur ishim. Kështu që objekte të mira janë, funksionale dhe ta gëzojnë fëmijët, ta gëzojnë prindërit se e kanë një rehati që fëmijët i kanë në përkujdesje të duhur, në kushte të duhura. Le të jetë ky shembull që edhe në vende të tjera të bëjnë përpjekjet, përkushtimet, ti përafrojnë së paku kushtet siç janë këtu, nëse nuk mund ti bëjnë si këtu. Dhe, gjithsesi vazhdojmë me punë.

Unë dua më tepër të zgjatem, dhe kam defekt se nuk përshëndes me emra të përveçëm, sepse zakonisht atëherë harrohen, kështu që, përshëndetja është për të gjithë që janë këtu dhe që janë përreth dhe që na shohin, që na dëgjojnë. Kështu që, nuk veçoj përshëndetjet, se rrezikoj të harroj ndoshta më të rëndësishmit.

Përshëndetja më e madhe është për ato që vijnë dhe që do të na trashëgojnë në punët në aktivitetet tona”.