KSHZ deri më tani ka pranuar shtatë deklarata për pranimin e iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve për të kandiduar për president
Deri më tani, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) janë dorëzuar gjithsej shtatë deklarata për pranimin e iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve për të kandiduar për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga nesër nis mbledhja e nënshkrimeve për listat e kandidatëve për president të vendit.
Nga KSHZ-ja njoftojnë se tre nga parashtruesit e deklaratave Velo Markovski, Biljana Vankovska Cvetkovska dhe Stevço Jakimovski do të mbledhin nënshkrime për kandidaturë në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe para noterëve që i kanë caktuar.
“KSHZ ka publikuar listat e noterëve ku do të mblidhen nënshkrimet për kandidimin për Velo Markovski, Biljana Vankovska Cvetkovska dhe Stevço Jakimovski”, thonë nga KSHZ.
Siç njoftojnë nga KSHZ-ja, nënshkrimet për të kandiduar për president katër nga parashtruesit do t’i mbledhin në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor: Tome Nikolloski, Bujar Osmani, Popovski dhe Maksim Dimitrievski./Telegrafi/