MaqedoniTop Lajme

Miratohet Deklarata e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Konferencën e nivelit të lartë në Tiranë

Shpërndaje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, së bashku me liderët tjerë të shteteve të rajonit, mori pjesë në Konferencën e nivelit të lartë kushtuar Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Republika e Shqipërisë.

Në Konferencën e nivelit të lartë politik, morën pjesë Komisari i BE-së për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varheji, si dhe përfaqësues të tjerë nga BE-ja dhe organizata përkatëse financiare ndërkombëtare.

Në Konferencë u miratua Deklarata e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor, në drejtim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm institucional ndërmjet shteteve, duke specifikuar hapat dhe nismat konkrete për realizimin e këtij qëllimi të rëndësishëm për cilësinë e jetës së qytetarëve në gjithë rajonin tonë.

Liderët nga Ballkani Perëndimor u obliguan në Deklaratë për të filluar një dialog të strukturuar, së bashku me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së, me qëllim të zbatimit të Planit të rritjes, në një mënyrë që do të sjellë përfitime individuale dhe mund të nxisë prosperitetin rajonal dhe afrimin socio-ekonomik me BE-në.

Në deklaratë vlerësohet se Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor paraqet një mundësi të shkëlqyer për avancimin e integrimit të rajonit në tregun e vetëm, si dhe në mekanizmat dhe instrumentet e BE-së, derisa përshpejtohen reformat në fushat strategjike dhe thelbësore, duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës dhe të drejtave themelore.

Deklaratën e përbashkët të liderëve të Ballkanit Perëndimor